Barcelona pësoi një humbje të thellë 0-4 ndaj Atlético Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke vënë në vështirësi serioze kualifikimin.
Pas ndeshjes, Hansi Flick pranoi se problemi kryesor ishte nisja e dobët e takimit. “Nuk luajtëm mirë si ekip. Mungoi presingu dhe intensiteti. Ishte një mësim i dhimbshëm”, u shpreh ai.
Tekniku gjerman theksoi se, pavarësisht disfatës, është krenar për lojtarët dhe beson te reagimi në ndeshjen e kthimit.
Ai kritikoi edhe vendimin për anulimin e golit të Pau Cubarsí pas një rishikimi të gjatë në VAR, duke e quajtur situatën “një katastrofë” për shkak të mungesës së komunikimit.
Barcelona tani ka një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit. /GazetaExpress