Ish-mesfushori i Arsenalit dhe një nga emrat më të njohur të Premier League, Thomas Partey, është goditur nga akuza të reja të rënda. Prokuroria britanike (CPS) ka autorizuar dy akuza shtesë për përdhunim ndaj 32-vjeçarit, duke e çuar çështjen në një fazë edhe më serioze.
Partey ishte akuzuar më herët në korrik 2025 për përdhunimin e dy grave dhe për sulm seksual ndaj një të trete. Në shtator 2025, në Southwark Crown Court, ai u deklarua i pafajshëm për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Ngjarjet e pretenduara thuhet se kanë ndodhur mes viteve 2021 dhe 2022.
Tashmë, ai do të rikthehet në gjykatë më 13 mars për t’u përballur me akuzat e reja, të cilat lidhen me një viktimë të re të dyshuar. Hetimi i ri nga Policia Metropolitane nisi pasi pretendimet e reja u raportuan në gusht 2025. Gjyqi për akuzat ekzistuese është planifikuar të zhvillohet në nëntor. /GazetaExpress