Pas afërsisht tri vjetësh nga ardhja e Lionel Messit në Major League Soccer, Inter Miami po e përjeton një moment historik jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik dhe tregtar.
Inter Miami tani është zyrtarisht klubit më i vlefshëm në MLS — më i vlefshmi ndër 30 klubet e ligës amerikane, sipas vlerësimeve të fundit të publikuara në analizat e këtij sezoni, shkruan “Sportico”, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi amerikan vlerësohet rreth 1.45 miliard dollarë, duke i lënë pas rivalët e Los Angeles FC, që ishin për vite me radhë në krye të kësaj liste.
Kjo vlerë e përfaqëson një rritje rreth 22% krahasuar me vitin e kaluar, dhe është rritja më e madhe në të gjithë MLS këtë edicion.
Ardhja e Messit, së bashku me yje të tjerë si Sergio Busquets e Luis Suárez, ka ndikuar në rritjen e interesit global për klubin: rritje e të ardhurave nga shitjet dhe biletat, rritje të interesit mediatik dhe sponsorizimeve, ndjekje më e madhe nga tifozët në mbarë botën.
Ky sukses ekonomik shfaq edhe një ndryshim të dukshëm në strukturën e ligës, ku tani pesë klube kanë vlerë mbi 1 miliard dollarë — një tregues i rritjes së përgjithshme të MLS.
Inter Miami nuk e fitoi vetëm titullin e MLS Cup në 2025, por tani është bërë një nga markat më të forta dhe më të vlefshme të futbollit amerikan — i ndikuar fuqishëm nga zgjedhjet e menaxhimit dhe, mbi të gjitha, prezenca e legjendës së futbollit, Lionel Messi. /Gazeta Express