Ky mund të jetë fundi i një epoke për John Stones te Manchester City.
Sipas portalit CaughtOffside, klubi anglez nuk pritet t’i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit anglez, i cili aktualisht ka kontratë që skadon në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka shenja konkrete të një rinovimi me Cityn, përcjell “Gazeta Express”.
Në ambientet e klubit duket se po mendohet për ndarjen pas shumë sukseseve së bashku, duke e shënuar kështu përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm për mbrojtësin që ka qenë pjesë e ekipit për shumë vite.
Bayern Munich është një nga klubet që ka shfaqur interes për Stones.
Bavarezët po kërkojnë zgjidhje të përballueshme për ta forcuar mbrojtjen dhe kanë filluar kontakte prapa skenave për ta bindur Stones të bashkohet me ta në sezonin e ardhshëm.
Emri i Vincent Kompany, ish-shok skuadre i Stones te City dhe aktualisht trajner te Bayerni, si dhe marrëdhënia me Harry Kane, mund të luajnë rol në këtë transferim të mundshëm.
Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk pritet të merret menjëherë — Stones dëshiron të përqendrohet për ta përfunduar sezonin mirë me Cityn, që është ende në garë për titullin e kampionit në Premierligë dhe në finale të Carabao Cup.
Për momentin ai është i lirë të negociojë me klube të tjera pas përfundimit të kontratës së tij, pasi kontrata aktuale skadon në fund të sezonit. /Gazeta Express