Jehona e Muçit i ka kaluar kufijtë e Turqisë, po e vëzhgojnë në Premierligë - Gazeta Express
string(74) "jehona-e-mucit-i-ka-kaluar-kufijte-e-turqise-po-e-vezhgojne-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 10:43

Jehona e Muçit i ka kaluar kufijtë e Turqisë, po e vëzhgojnë në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

12/02/2026 10:43

Raportimet e fundit që vijnë nga Turqia janë vërtetë “bombastike”.

Sipas “duhuliye”, disa vëzhgues të udhëzuar nga dy ekipe nga Anglia do të jetë të pranishëm në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce, e cila do të zhvillohet të shtunën.

Arsyeja ka të bëjë me sulmuesin kuqezi Ernest Muçi. Forma e jashtëzakonshme e 24-vjeçarit ka bërë jehonë me sa duket edhe përtej Turqisë.

Nuk bëhet e ditur emra e klubeve nga Anglia, por “sinjalet” janë të qarta se Muçin është i “madh” për klube si Trabzonspor dhe largimi do të jetë çështje kohe deri në merkaton e verës.

Gjatë këtij sezoni, ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar 12 gola dhe 2 asiste në 21 ndeshje, përcjell tch.

Ndërkohë që aktualisht, kartoni i Ernest Muçit i përket ende klubit të Besiktas, ndërsa te Trabzonspor është në formë huazimi deri në verën e 2026-ës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement