Shpresat e Aston Villa për një vend në top-katërshe dhe titull morën një shtysë të madhe pas fitores 1-0 ndaj Brighton, falë një autogoli të vonë nga Jack Hinshelwood.
Pjesa e parë ishte e vakët, me rastin më të mirë për Villën që erdhi nga Morgan Rogers, por pa sukses.
Ndërkohë, James Milner barazoi rekordin historik të Premierligës me 653 paraqitje.
Në pjesën e dytë Brighton rrezikoi më shumë, por Emiliano Martínez bëri një pritje të jashtëzakonshme për të shpëtuar Villën.
Kur dukej se ndeshja do mbyllej në barazim, vendasit gjetën golin e fitores në fund, kur devijimi i Hinshelwood pas goditjes së Tyrone Mings përfundoi në rrjetë.
Me këtë fitore, skuadra e Unai Emery forcon pozitën në garën për Ligën e Kampionëve dhe i afrohet Arsenalit në gjashtë pikë, ndërsa forma e dobët e Brighton vazhdon.
Aston Villa me këtë fitore shkon në kuotën e 50 pikëve, derisa Arsenali i ka 56. City është i dyti me 53./GazetaExpress/