Mbyllet drama në kryeqytet, Ballkani në çerekfinale të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(70) "mbyllet-drama-ne-kryeqytet-ballkani-ne-cerekfinale-te-kupes-se-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 21:02

Mbyllet drama në kryeqytet, Ballkani në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 21:02

Prishtina i bëri konak sonte Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen e luajtur në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Në një triller të vërtetë, Ballkani kaloi në çerekfinale, pas triumfit në penallti.

Pas vazhdimeve, ndeshja përfundoi 3-3, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja nisi më mirë për Prishtinën, e cila shënoi dy gola, një në minutën e parë e një tjetër në minutën e 50-të.

Phillip Bouye dhe Mario Ilievski shënuan për kryeqytetasit.

Megjithatë, Ballkani u kundërpërgjigj po ashtu me dy gola, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Një autogol nga Prishtina dhe Almir Kryeziu nga penalltia ishin golashënuesit e Ballkanit, në minutat 77-të dhe 89-të.

Në vazhdime, në minutën e 98-të, Ballkani shënoi përsëri, për 3-2, mirëpo kundërpërgjigja e Prishtinës ishte e shpejtë.

Pas katër minutave, Prishtina barazoi për 3-3, duke dërguar ndeshjen në penallti.

Aty, skuadra e Ballkanit fitoi dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement