“Kam marrë ilaçe çdo ditë”, rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë... - Gazeta Express
string(91) "kam-marre-ilace-cdo-dite-rrefimi-i-etrit-berishes-nuk-e-di-cfare-do-bej-nese-mjeku-me-thote"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 11:04

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”, rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë…

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 11:04

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet.

Edhe pse 36-vjeçari mbetet protagonist absolut te skuadra suedeze, ai ka zbuluar së fundmi probleme fizike që, sipas tij, nuk i kishte bërë publike më parë.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer se gjatë sezonit të kaluar ka qenë i detyruar të konsumojë ilaçe çdo ditë, për shkak të gjendjes fizike dhe ngarkesës së madhe.

“Kur stërvitemi në bar natyral është më mirë, por në bar artificial përkeqësohet menjëherë. Unë kam marrë ilaçe çdo ditë në sezonin e kaluar, kur kishte shumë ndeshje dhe unë nuk e dëgjova trupin tim”, është shprehur Berisha.

Sa i përket të ardhmes, portieri ka theksuar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se gjithçka do të varet nga konsultat mjekësore.

“Kontrolle? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Do të flas me doktorin dhe shpresoj që më pas të marr një vendim. Largim nga Hacken nëse më thotë mjeku? Po, mund të ndodhë”, ka deklaruar Berisha, duke lënë të hapur mundësinë e ndarjes me klubin suedez.

Advertisement
Advertisement
Advertisement