Vetëm nëntë paraqitje të tjera në La Liga e ndajnë Nico Gonzalez, i huazuar nga Juventusi, nga një transferim i përhershëm tek Atletico Madrid.
Reprezentuesi argjentinas po i afrohet gjithnjë e më shumë kalimit përfundimtar tek Atletico Madrid.
27-vjeçari u transferua në “Metropolitano” verën e kaluar me një huazim prej 1 milion eurosh dhe me opsion blerjeje prej 32 milionë eurosh.
Sipas “Calciomercato.com”, opsioni i Atleticos bëhet i detyrueshëm nëse Nico luan të paktën 60% të ndeshjeve në La Liga për nga 45 minuta secila.
Nico ka luajtur tashmë të paktën 45 minuta në 12 ndeshje të La Ligës, kështu që i duhen edhe nëntë paraqitje për t’u bashkuar përfundimisht me “Los Colchoneros”.
Në total, këtë sezon Nico Gonzalez ka shënuar një gol në 25 paraqitje me Atletico Madrid.
Ai kaloi vetëm një sezon te Juventusi, ku realizoi pesë gola dhe dha katër asistime në 40 paraqitje gjatë sezonit 2024-25.
Juventusi nënshkroi me Edon Zhegrovën dhe Lois Opendan si përforcime në sulm në ditën e fundit të afatit veror, ndërsa në janar mirëpriti Jeremie Boga nga OGC Nice./GazetaExpress/