Juventusi ‘krenohet’ me paraqitjen e Zhegrovës në stërvitje, ia bën gati një video përmbledhëse - Gazeta Express
string(92) "juventusi-krenohet-me-paraqitjen-e-zhegroves-ne-stervitje-ia-ben-gati-nje-video-permbledhese"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 17:52

Juventusi ‘krenohet’ me paraqitjen e Zhegrovës në stërvitje, ia bën gati një video përmbledhëse

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 17:52

Juventusi e ka bërë një përmbledhje të yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Në “Instagram”, faqja zyrtare e Juventusit e ka postuar një përmbledhje të yllit dardan, Edon Zhegrova, gjatë stërvitjes së fundit.

Në video shihet Zhegrova duke shënuar disa gola të bukur, e duke treguar aftësitë e tij.

Në mbishkrimin e postimit të videos, Juventusi ka shkruar “Luani”.

Edon Zhegrova luajti tërë pjesën e dytë mbrëmë, në barazimin 2-2 të Juventusit me Lazion në “Allianz Stadium”.

Në përgjithësi, Zhegrova po ka probleme me minutazhën, pasi ka startuar vetëm në një ndeshje, atë ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve, me 12 tetor të vitit të kaluar.

Gjithsej, 26-vjeçari ka vetëm 374 minuta në këmbët e tij, në 18 ndeshje në të gjitha garat.

Deri më tani, ai nuk ka arritur as të shënojë e as të asistojë në këto paraqitje.

Ylli i kombëtares së Kosovës u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.

Klubi italian pagoi te Lille 15.5 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar.

Më herët në karrierën e tij, Zhegrova ka luajtur edhe për Baselin e Genkun, teksa ka shpenzuar një kohë edhe në akademinë e St. Truiden.

Me kombëtaren e Kosovës, anësori ka 45 paraqitje, duke shënuar pesë gola./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement