Trajneri i mirënjohur kosovar dhe trajneri i Trepçës, Tahir Lushtaku është pjesë e panelit të sontëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Lushtaku ka dhënë lajmin ekskluziv se Ismet Munishi do të jetë pasues i Liridon Lecit te Liria e Prizrenit në Ligën e Parë.
Ai ka bërë me dije se gjatë emisionit i është konfirmuar nga një person i afërt me palët, se Ismet Munishi do të jetë trajneri i ardhshëm i Lirisë.
Largimi/shkarkimi i Lecit vjen pas humbjes 4-1 si vendas nga Trepça ’89./GazetaExpress/