Laporta e arsyeton largimin nga Superliga Evropiane: Nuk ndiheshim rehat me Real Madridin - Gazeta Express
string(88) "laporta-e-arsyeton-largimin-nga-superliga-evropiane-nuk-ndiheshim-rehat-me-real-madridin"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 22:20

Laporta e arsyeton largimin nga Superliga Evropiane: Nuk ndiheshim rehat me Real Madridin

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 22:20

Këtë fundjavë, Joan Laporta do t’ia dorëzojë zyrtarisht presidencën e Barcelonës përpara zgjedhjeve që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Ai shpreson të rikthehet në detyrë, por para largimit ka dhënë një intervistë të fundit për mediat zyrtare të klubit.

Duke folur për vendimin që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë me ndeshjen e planifikuar të La Ligës kundër Sevillas, që ka shkaktuar polemika, Laporta u shpreh:

“Ne e zgjodhëm datën me Deco dhe Flick. I kemi komunikuar edhe La Ligës që duam që ndeshja kundër Sevillas të luhet më 15 mars. Problemi i vetëm do të ishte ndeshja e Ligës së Kampionëve, sepse nëse na vendosin më 18 mars, ne do t’i japim përparësi interesave sportive. Jam i sigurt që anëtarët do ta kuptonin, sepse ata duan që skuadra të fitojë. Në çdo rast, do të ketë edhe qendra të tjera votimi përveç ‘Camp Nou’ për të nxitur pjesëmarrjen.”

Laporta u shpreh i bindur se do të rizgjidhet nga anëtarët e Barcelonës dhe foli për projektin e tij nëse rikthehet në detyrë:

“E përballoj me shumë energji dhe dëshirë për të shpjeguar projektin tonë. Duam të përfundojmë gjithçka që kemi nisur. Është emocionuese. Është bërë punë për të rikthyer entuziazmin te Barça. Ne jemi i vetmi klub multisportiv me 48 Kupa Evropiane. Po jetojmë një moment shumë të mirë falë vendimeve që kemi marrë.

Na është dashur të rifinancojmë borxhin dhe të gjejmë të ardhura përmes ‘levave’. Tani jemi në proces rikuperimi ekonomik, siç tregon fakti që kemi pasur fitime të zakonshme për dy vite radhazi, gjë që duhet konsoliduar. Kalimi nga stadiumi provizor në Montjuïc ishte një sfidë tjetër e madhe dhe e realizuam pa kaluar disa vijat e kuqe: modeli i pronësisë dhe mosulja e cilësisë së skuadrave. Dua të theksoj se pjesa më e vështirë tashmë ka kaluar.”

Më herët gjatë fundjavës, Barcelona njoftoi largimin nga projekti i Superligës Evropiane. Laporta konfirmoi se ky vendim lidhet pjesërisht edhe me marrëdhëniet e dobësuara me rivalin Real Madrid:

“Ishte një projekt që nuk mund të zbatohej. Ishin vetëm shpenzime pa përfitime. Nuk ndiheshim rehat me Real Madridin, sepse marrëdhënia me ta nuk është e mirë.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement