Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka asistuar në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”, në pjesën e parë.
Ndeshja nisi keq për Hoffenheimin, pas Kevin Akpoguma u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17-të të ndeshjes, teksa tre minuta më vonë shënoi Bayerni.
Harry Kane shënoi nga penalltia në minutën e 20-të.
15 minuta më vonë, Fisnik Asllani asistoi te goli i Andrej Kramaric për 1-1.
Mirëpo, në minutën e 45-të, Bayerni e riktheu epërsinë me golin e dytë të Harry Kane, përsëri nga penalltia.
Anglezi edhe asisoi te goli i Luis Diazit, i shënuar në minutën e 47-të të pjesës së parë.
Në fushë për Hoffenheimin janë edhe dy yjet tjerë të kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Asllani po vlerësohet me notën 7.9 nga “Flashscore”, derisa Avdullahu me 6.3, ndërsa Hajdari me 6.0./GazetaExpress/