Malisheva starton mbarë stinorin pranveror - Gazeta Express
string(42) "malisheva-starton-mbare-stinorin-pranveror"

Sport

Gazeta Express

08/02/2026 14:57

Malisheva starton mbarë stinorin pranveror

Sport

Gazeta Express

08/02/2026 14:57

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm, i realizuar nga Etnik Brruti, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë këtij triumfi, Malisheva vazhdon të mbajë vendin e katërt në tabelë me 30 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të renditjes me 15 pikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement