Një tjetër sezon, e njëjta magji: Messi shënon dhe asiston për Inter Miamin - Gazeta Express
string(73) "nje-tjeter-sezon-e-njejta-magji-messi-shenon-dhe-asiston-per-inter-miamin"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 8:06

Një tjetër sezon, e njëjta magji: Messi shënon dhe asiston për Inter Miamin

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 8:06

Lionel Messi nuk ka humbur kohë për të dhënë sinjale se është gati për një tjetër sezon spektakolar. Superylli argjentinas shënoi golin e tij të parë të vitit 2026 në një miqësore parasezonale, teksa Inter Miami barazoi 2-2 ndaj Barcelona SC nga Ekuadori.

Messi realizoi një gol të jashtëzakonshëm, duke marrë topin që nga rrethi i mesfushës, duke kaluar një mbrojtës dhe duke goditur saktë nga brenda zone për të mposhtur portierin Jose Contreras. Një aksion tipik “Messi”, që ndezi entuziazmin e tifozëve dhe konfirmoi se rikthimi i MLS-së është gjithnjë e më pranë.

Përveç golit, 38-vjeçari regjistroi edhe një asist për sulmuesin e ri German Berterame, një bashkëpunim që pritet të jetë kyç gjatë sezonit. Inter Miami synon të vazhdojë dominimin në kampionat, pasi fitoi për herë të parë në histori MLS Cup-in në dhjetor të vitit 2025.

Sezoni i kaluar ishte historik për Messin, i cili fitoi për të dytin vit radhazi çmimin MLS MVP. Ai regjistroi 48 kontribute në gola (29 gola dhe 19 asistime), duke u renditur i dyti në historinë e ligës dhe duke u bërë vetëm lojtari i dytë që kryeson MLS-në njëkohësisht në gola dhe asistime, pas Sebastian Giovinco.

Teksa përgatitet për sezonin 2026 me Inter Miami dhe për Kupën e Botës me Argjentinën, Messi duket se ka ende shumë energji për të “torturuar” mbrojtësit në MLS. Me zhvendosjen e klubit në stadiumin e ri, Miami Freedom Park, në muajin prill, ambiciet e “Herons” vetëm sa po rriten.

Inter Miami do të marrë pjesë gjithashtu në Concacaf Champions Cup dhe Leagues Cup, ndërsa synimi mbetet i qartë: vazhdimësia e suksesit.

Sezoni i rregullt nis më 21 shkurt, ku Miami do të udhëtojë drejt Los Angeles për t’u përballur me LAFC-në e Heung-min Son. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement