Xhaka rikthehet në “Emirates”, përqafim emocional me Artetën pas fitores së Arsenalit - Gazeta Express
string(82) "xhaka-rikthehet-ne-emirates-perqafim-emocional-me-arteten-pas-fitores-se-arsenalit"

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 23:02

Xhaka rikthehet në “Emirates”, përqafim emocional me Artetën pas fitores së Arsenalit

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 23:02

Granit Xhaka ishte një nga figurat që tërhoqi vëmendje në “Emirates” pas ndeshjes Arsenal–Sunderland, e cila përfundoi me fitore bindëse 3-0 për vendasit në kuadër të Ligës Premier.

Kapiteni i Sunderlandit, i cili mungoi në fushë për shkak të lëndimit, ishte i pranishëm për të përkrahur skuadrën e tij, por momenti më i veçantë erdhi pas fishkëllimës së fundit, kur ai u përqafua ngrohtësisht me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta.

Arsenali dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke ruajtur vendin e parë në renditje dhe duke e konfirmuar formën e lartë këtë sezon. Megjithatë, për tifozët, pamja e Xhakës dhe Artetas së bashku ngjalli emocione të veçanta.

Marrëdhënia mes dyshes mbetet shumë e fortë që nga koha kur mesfushori shqiptar ishte pjesë e “Topçinjve”. Ishte pikërisht Arteta ai që e bindi Xhakën të qëndronte në Arsenal në një moment të vështirë, duke ia ndryshuar statusin nga një lojtar i kritikuar në një figurë kyçe dhe të respektuar nga tifozët.

Në anën tjetër, Arsenali vazhdon të kryesojë kampionatin me nëntë pikë avantazh ndaj Manchester Cityt, i cili të dielën përballet me një transfertë të vështirë ndaj Liverpoolit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement