Barcelona ka regjistruar një fitore të qartë 3-0 në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke vazhduar udhëheqjen në kampionat.
Ndeshja nisi me një përpjekje të Mallorcas, ku Vedat Muriqi pati një mundësi të mirë shënimi, por ishte i pafat dhe topi nuk përfundoi në rrjetë.
Katalanasit hapën rezultatin në minutën e 29-të me Robert Lewandowski, pas një asistimi të saktë nga Dani Olmos.
Në pjesën e dytë, Lamine Yamal realizoi një supergol pas një tjetër pasimi të Olmos, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 61-të. Fitoren e vulosi Bernal në minutën e 83-të, pas një bashkëpunimi me Fermin Lopez, për të vendosur rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 58 pikëve dhe ruan vendin e parë në La Liga, ndërsa Mallorca qëndron në pozicionin e 15-të me 24 pikë.
Katalanasit treguan dominim të plotë në fushë, duke konfirmuar se janë të vendosur për të ruajtur titullin e kampionit. /GazetaExpress