Arsenali ka regjistruar një fitore të madhe në Premier League, duke mposhtur Sunderlandin me 3-0 në kuadër të javës së 25-të.
Ndeshja nisi e ekuilibruar, me Declan Rice që provoi të gjuante në minutën e 30-të, por topi shkoi pranë shtyllës. Ekipi i Artetës shënoi golin e parë në minutën e 42-të, kur Martin Zubimendi realizoi me një vole fantastike pas asistimit të Leandro Trossard, duke çuar rezultatin në 1-0.
Në pjesën e dytë, Arsenal tregoi forcën e tyre. Kai Havertz asistoi saktë për Viktor Gyökeres, i cili shënoi në minutën e 66-të për 2-0. Sunderland provoi të kundërpërgjigjej, por mungesa e kontrollit në mesfushë, veçanërisht pa Xhaken, bëri diferencën.
Në minutat shtesë, Gyökeres shënoi edhe golin e tretë për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-0, duke konfirmuar dominimin e “Topçinjve”.
Me këtë fitore, Arsenali arrin në 56 pikë, nëntë më shumë se Man City që renditet i dyti me 47, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Sunderland mbetet me sfida të mëdha, veçanërisht pa prezencën e mesfushorit kyç Granit Xhaka, që bëri mungesën e tij të ndjeshme. /GazetaExpress