Kampionia e Kosovës, Drita ka arritur një fitore të madhe në Ferizaj, e cila e ka ngritur në tabelën e Superligës së Kosovës.
Në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës, Drita udhëtoi për në Ferizaj, aty ku mori një fitore minimale.
Drita e Zekerija Ramadanit fitoi 1-0, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Kristal Abazaj.
Kjo fitore e dërgon Dritën në vendin e tretë në tabelë, me 32 pikë të tubuara, një më pak se Prishtina në vendin e dytë, dhe një më pak se Ballkani në vendin e parë – por që e ka një ndeshje më pak./GazetaExpress/