Sipas “Corriere dello Sport”, Roma është gati t’i ofrojë legjendës së saj, Francesco Totti, një rikthim në klub si drejtor teknik.
Pronarët e Romës janë në bisedime me Tottin për rikthimin e ish-sulmuesit në klub.
Legjenda e “Giallorossëve” kishte qenë pjesë e klubit edhe pas pensionimit, por dha dorëheqjen në vitin 2019 gjatë pronësisë së presidentit të atëhershëm, James Pallotta.
Sipas “Corriere dello Sport”, Roma tani është e gatshme t’i ofrojë një rikthim si drejtor teknik me detyra të qarta.
Në rolin e ri, Totti do të mbështeste drejtorin sportiv Frederic Massara në negociatat e transferimeve, por gjithashtu do të ishte një prani e fortë në dhomën e zhveshjes për të përcjellë shpirtin e klubit.
Këshilltari i Romës, Claudio Ranieri, konfirmoi më herët këtë javë se pronarët e klubit po e konsiderojnë rikthimin e Tottit.
Ish-sulmuesi u rikthye në “Stadio Olimpico” për herë të parë pas rreth dy vitesh javën e kaluar, në fitoren 2-0 në Ligën e Evropës ndaj VfB Stuttgart.
“Corriere dello Sport” raporton se vizita erdhi me ftesë të Ryan Friedkin./GazetaExpress/