Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka shënuar një gol të bukur për CSKA Sofian në elitën e futbollit bullgar.
Dellova shënoi gjatë fitores 3-1 kundër Arda, ku realizoi golin e dytë të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.
Pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore, Dellova goditi fuqishëm në portën kundërshtare, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir as për të reaguar.
Raportohet se Dellova e ka refuzuar rinovimin e kontratës, derisa në verë pritet të bëhet me klub të ri.
Ndërkohë, CSKA Sofia mbetet në garë për titull, por është plot 10 pikë prapa liderit Levski Sofia./GazetaExpress/