Forma e Granit Xhakës te Sunderland është bërë një nga historitë e suksesit të sezonit në Premierligë, duke ndihmuar klubin e sapongritur të shkëlqejë në kthimin e tij në elitën e futbollit anglez.
Në një intervistë për “BBC Sport”, mesfushori zviceran tregoi se kthimi në Angli kaq shpejt pas largimit nga Arsenali në 2023 nuk ishte pjesë e planeve të tij.
“Nuk e prisja të kthehesha në Premierligë pas dy vitesh,” tha Xhaka.
“Nuk është se nuk doja, por nuk ishte e planifikuar. Kur u largova nga Arsenali, nënshkrova një kontratë pesëvjeçare me Leverkusen, kështu që gjithçka ishte planifikuar për atë që do të ndodhte pas pesë viteve – ndoshta duke bërë trajnim dhe hapat e tjerë. Në futboll gjithmonë thuhet se nuk e di se ku do të jesh nesër”, tha ai.
Pyetur pse u kthye në Angli, Xhaka u përgjigj:
“Kthehem sepse së pari njerëzit qeshnin me mua, sinqerisht. Edhe miqtë e mi më të afërt më pyetën pse po kthehesha dhe unë thashë ‘pse jo?’. Ata thanë: ‘Mirë, mund të kthehesh në Premierligë, por pse te Sunderland?’
“Sepse më pëlqen sfida. Ndjeva se më duhej një sfidë e re pas dy viteve në Gjermani, kur në vitin e parë fituam pothuajse gjithçka. Gjithashtu, ndjeva kur flita me pronarin, klubin dhe trajnerin se ky është klubi i duhur për mua. Njerëzit janë shumë të përulur. Jam thjesht i lumtur që gjithçka, për momentin, shkoi ashtu siç e kisha dëshiruar”, përfundoi ai.
Xhaka këtë edicion me Sunderlandin ka një gol dhe pesë asistime në 22 ndeshje të Premierligës.
Sunderlandi është i teti në tabelë në Premierligë me 36 pikë të tubuara./GazetaExpress/