Trajneri i Crystal Palace flet për transferimin e dështuar të Matetas te Milani - Gazeta Express
string(79) "trajneri-i-crystal-palace-flet-per-transferimin-e-deshtuar-te-matetas-te-milani"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 16:04

Trajneri i Crystal Palace flet për transferimin e dështuar të Matetas te Milani

Futboll

Gazeta Express

06/02/2026 16:04

Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka pranuar se “nuk ishte një surprizë e madhe” që Jean-Philippe Mateta dështoi në testet mjekësore me Milanin përpara një transferimi të mundshëm në ditën e fundit të merkatos drejt “San Siros”, dhe ka shpjeguar pse është e vështirë të parashikohet sa gjatë do të mungojë francezi.

Milani shpresonte të siguronte një marrëveshje të vonshme për sulmuesin e Palace, Mateta, gjatë ditëve të fundit të merkatos së janarit.

Kishte një marrëveshje me klubin londinez për një shumë rreth 35 milionë euro, por në ditën e fundit Rossonerët vendosën të mos vazhdonin pasi zbuluan një problem shqetësues në gju gjatë vizitave mjekësore.

Sipas raportimeve të fundit, tre ekspertë të ndryshëm mjekësorë e paralajmëruan Milanin kundër transferimit të Matetës, i cili mund të ketë nevojë për operacion për të rregulluar problemin në gju.

Glasner foli për këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes së Premierligës kundër rivalëve Brighton.

Ai shpjegoi pse klubi vazhdoi ta aktivizojë Matetën edhe pse e dinin se kishte problem me gjurin: “E kam përmendur shpesh që duhet ta menaxhojmë gjurin e tij. Gjëja më e rëndësishme është mirëqenia e lojtarit. Nuk kishte shqetësime që po merrnim rrezik më të madh, prandaj ai mund të luante. Pastaj e pushuam në disa ndeshje dhe seanca stërvitore.

“Të jem i sinqertë, nuk ishte një surprizë e madhe që ai mund të dështonte (në testet mjekësore). Gjithmonë e dinim që kjo mund të ndodhte dhe edhe ai e dinte. Kur luan për dy muaj e gjysmë me gju të enjtur që duhet menaxhuar, e dinim që ka një problem në gju”, vazhdoi ai.

Ai shtoi se lojtari nuk ishte i kënaqur: “Nga jeta private e dimë të gjithë që kur viziton tre mjekë, merr tre opinione. Kjo është ajo që kemi tani. Kemi një opinion nga një mjek anglez, një italian dhe një francez, dhe do të marrim edhe një nga një mjek gjerman të cilit JP i beson që nga operacioni kur ishte te Mainz. Do të bëjmë vlerësime të tjera, ai do të vizitojë edhe një mjek të hënën dhe më pas do të ulemi të gjithë për të marrë vendimin final.”

Një nga arsyet pse Palace dhe Mateta po marrin kohë për të vendosur për operacionin është Botërori 2026.

Glasner pranoi se ekziston ende mundësia që Mateta të shkojë në Botëror me Francën: “Ka dy mënyra: ose ta menaxhojmë gjurin siç kemi bërë deri pas Botërorit, sepse ky është veçanërisht ëndrra e JP-së – të luajë për Francën në Botëror. Ose opsioni tjetër është të bëjë operacion.” I pyetur se cili opsion i jep më shumë shanse për të luajtur në Botëror, Glasner tha: “Këtë nuk e dimë tani. Ka disa parashikime për operacionin: mund të mungojë dy muaj, tre muaj, ose gjashtë deri në nëntë muaj. Ka shumë opinione dhe tani duhet të bëjmë gjënë e duhur. Nuk e dimë ende, por do të vendosim javën tjetër.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement