Këngëtarja e mirënjohur shqiptare njoftoi të premten paradite se babai i saj ka ndërruar jetë në Kosovë
Rovena Stefa e bëri një njoftim të shkurtër në Facebook, duke dhënë lajmin e trishtë për vdekjen e Pandeli Stefës, i cili qëlloi në Kosovë në çastet e fundit.
”E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë”, tregoi Rovena.
”Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier”, përmbyllet ky njoftim mortor.