KF Llapi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv. Klubi nga Podujeva ka njoftuar angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi, i cili ka firmosur kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2028.
23-vjeçari i bashkohet Llapit pas një periudhe të suksesshme me Shkëndijën, me të cilën u shpall kampion dhe fitoi përvojë të rëndësishme në garat evropiane.
Ademi ka qenë pjesë e ndeshjeve në UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League, duke sjellë kështu eksperiencë ndërkombëtare në skuadrën bardhekaltër.
Sulmuesi pritet të jetë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit për sezonin aktual dhe vitet në vijim.
Me afrimin e Ademit, Llapi synon të forcojë më tej repartin e sulmit dhe të rrisë konkurrencën në skuadër.