Avokati Janaki Mitrovski thotë se një pjesë e përgjegjësisë për mënyrën se si është udhëhequr rasti i lidhur me tragjedinë në Koçan bie edhe mbi prokurorët që e kanë trajtuar rastin. Ai thotë se të njëjtit nuk kishin guxim t’i kundërviheshin gabimeve të ish-kryeprokurorit Lubço Koceski, për të cilin thotë se doli publikisht dhe premtoi aktakuzë brenda tre muajve, për rast tejet voluminoz, duke iu bërë presion kryeprokurorëve.
“Këtu pjesërisht kanë faj normalisht prokurorët që kanë punuar në rast që nuk kanë mundur ose nuk kanë pasur guximin që t’i thonë jo kryeprokurorit të atëhershëm Koceski, kur e bëri gabimin e parë me dhunimin e ekipit të prokurorëve që punonin, dmth ishte dhunim. E dini kur të dilni publikisht dhe kur thoni për tre muaj do të ketë aktakuzë, i lënë njerëzit para aktit të kryer dhe duhet të bëjnë hetim tejet voluminoz për tre muaj. Më pas e arsyetonte me vendimin që kalonte mundësia për mbajtjen e paraburgimit pa aktakuzë, ndërsa nuk është ajo masa e vetme për të siguruar praninë”, tha Mitrovski në TV24.
Tutje ai drejtoi edhe kritika personale ndaj prokurores që po udhëheq rastin, duke theksuar se nuk ka pasur bashkëpunim pozitiv me të.
“Dhe e dini se kolegia që e udhëheq lëndën, nuk kam pasur asnjëherë bashkëpunim pozitiv. Dmth një karakter i tmerrshëm i njeriut. Megjithatë, duhet të theksoj se në këtë rast e përgëzoj vendimin e saj, para së gjithash faktin që e vendos mendimin e saj profesional para gjykimit nga publiku”, deklaroi Mitrovski, duke shtuar se “kohët e fundit do të pajtoheni që po lejojmë gjithnjë e më shumë që publiku të na gjykojë”.
tag_katrorimaqedoni_2