50 lëndë aktive të korrupsionit të lartë - Gazeta Express
string(40) "50-lende-aktive-te-korrupsionit-te-larte"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:20

50 lëndë aktive të korrupsionit të lartë

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:20

Qeveria themeloi Këshillin nacional për hetim financiar dhe konfiskim të pasurisë, ku aktualisht janë aktive 50 lëndë të korrupsionit të lartë. Krerët e ekzekutivit pohuan se për të qenë kjo luftë e suksesshme, nevojitet forcimi i gjyqësorit dhe i prokurorisë, në aspektin institucional si e pavarur dhe jo selektive.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se shteti më në fund do të qëndroj i fort, pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit do të arrij në tjetër nivel e të përfundojë me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, sepse krimi nuk duhet të shpërblehet.

“Kjo qeveri e ka nisur luftën kundër krimit dhe korrupsionit jo me deklarata, por me vepra. Aktualisht po trajtohen mbi pesëdhjetë lëndë të korrupsionit të lartë. Raste që për vite me radhë janë fshehur, zvarritur ose injoruar. Por ky nuk është fundi, por fillimi! Presim hapjen e rasteve të reja, hetime të thelluara dhe rezultate që do ta rikthejnë besimin e qytetarëve në shtet dhe në institucione. Dua ta them me zë të lartë dhe qartë: nuk ka drejtësi selektive, nuk ka të mbrojtur, nuk ka të paprekshëm”, tha Mickoski.

Detyra e Këshillit do të jetë si mekanizëm mbikëqyrës në kuadër të ekzekutivit, ku përmes institucioneve me kompetenca dhe përgjegjësi ligjore do të bëhet verifikimi i prejardhjes së pasurisë në mënyrë që të detektohet përfitimi i paligjshëm pasurorë, i cili vjen nga krimi organizuar dhe korrupsioni i lartë publik.
Ky këshill, do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili tha se kanë rol kyç në koordinimin, mbikëqyrjen dhe orientimin strategjik të të gjitha këtyre proceseve hetimore.

“Janë hedhur themelet e duhura, por faza e ardhshme kërkon vullnet politik, më tepër investime financiare dhe më shumë koordinim, pikërisht për këto arsye është themeluar ky këshill. Roli i tij nuk është të zëvendësojë institucionet operative, por të sigurojë që ato institucione të veprojnë në atë drejtim me qëllime të përcaktuara qartë dhe me përgjegjësi të matshme. Ky Këshill Nacional ka një përgjegjësi shumë të rëndësishme për të siguruar mbështetje të fortë politike dhe llogaridhënie”, deklaroi Arben Fetai.

Formimi i këtij këshilli u bë në shtator 2025 me vendim të qeverisë me qëllim të vendosjes së drejtimit politik dhe për të përcaktuar bashkëpunim ndërinstitucional atje ku zbatimi ka qenë i fragmentarizuar.
Në këtë seancë të ekzekutivit u hartua strategjia Kombëtare për forcimin e kapaciteteve për zbatimin e hetimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë 2025–2028 dhe Plani i Veprimit 2025–2026, siç thuhet në përputhje me standardet Evropiane, si një nga kushtet vendimtare të integrimit në BE.

Advertisement
Advertisement
Advertisement