Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit - Gazeta Express
string(62) "sela-ne-cair-ka-me-shume-kamera-se-ne-pjesen-tjeter-te-shkupit"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:19

Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:19

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” shprehu shqetësime dhe dilema lidhur me projektin “Qyteti i Sigurt”, duke vënë në pah mospërputhje mes investimeve teknologjike dhe gjendjes reale të infrastrukturës në disa komuna.

Sela theksoi se Komuna e Çairit, e cila sipas tij nuk ka infrastrukturë të zhvilluar siç duhet, po pajiset me teknologjinë më bashkëkohore në komunikacion, gjë që ngre pikëpyetje serioze mbi prioritetet e pushtetit.

“Nuk e di sa e ka realisht brengën ky pushtet për qytetarët. Nuk e kuptoj pse Qeveria po nxiton që ky ligj të miratohet pa një debat të mirëfilltë dhe pa u hapur tema të rëndësishme që lidhen me këtë projekt, i cili sipas vetë Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Edhe ne mendojmë se nuk ka asgjë të keqe që siguria e qytetarëve të rritet çdo ditë, por realisht lindin shumë dilema”, deklaroi Sela.

Ai shtoi se është e pakuptimtë që një komunë me infrastrukturë që “nuk i ngjan këtij shekulli” të ketë teknologjinë më moderne në komunikacion, apo që numri i kamerave në Çair të jetë më i madh se në komunat e tjera.

“Sot mund të ndodhë që në rrugën ‘Xhon Kenedi’ të ketë më shumë kamera se në pjesën tjetër të qytetit të Shkupit”, përfundoi Sela. /SHENJA

Advertisement
Advertisement
Advertisement