“Qyteti i Sigurt” pa sinjalistikë – qytetarët të shqetësuar - Gazeta Express
string(55) "qyteti-i-sigurt-pa-sinjalistike-qytetaret-te-shqetesuar"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:17

“Qyteti i Sigurt” pa sinjalistikë – qytetarët të shqetësuar

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:17

Në ditën e dytë të zbatimit të projektit “Qyteti i Sigurt”, qytetarët thonë se kanë filluar të vërejnë ndryshime në trafik. Megjithatë, kanë vërejtje për mungesën e sinjalistikës rrugor, sidomos në disa lokacione më të frekuentuara.

”Mendoj se vetëdijesimi tek qytetarët që kur u vendos sistemi është në nivel dhe shpresoj që do të jetë i frytshëm ky sistem dhe që jemi më të kujdesshëm,” u shpreh një qytetar.

”Nuk ka dënime, vozitet ngadalë, kapën semaforët në të gjelbër sepse të gjithë vozisin në valë të gjelbër. Sidomos në këtë pjesë nuk ka shenja sa është shpejtësia. Këtu dihet se është 50. Duhet të ketë shenja? Po, duhet të ketë, tha një qytetar.

”Në këtë pjesë nuk ka shenja se sa është e lejuar vozitja, e dini se sa është e lejuar? Po, e dimë është 50. A duhet të ketë shenja? Do të ishte mirë të kishte, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit, theksoi se në ditën e parë të funksionimit të “Safe City-it” kamerat kanë regjistruar vetëm 500 shkelje në trafik, që sipas tij përbën ulje të ndjeshme të numrit të shkeljeve krahasuar me ato para dy muajsh, kur filloi periudha testuese. Sistemi “Safe City” detekton katër kundërvajtje në trafik, drejtim i automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, kalim në dritë të kuqe në semafor, drejtim i automjetit me regjistrim të skaduar dhe parkimi i parregullt regjistrohet nga veturat e policisë në lëvizje. Gjobat do të jenë nga 25 deri në 500 euro ndërsa nëse paguhet në afat prej 8 ditëve, gjoba paguhet vetëm 50%. /Alsat/

Advertisement
Advertisement
Advertisement