Shkurti erdh me një ngricë, e na po ju propozojmë ngjarje ku mundeni me ngroh vehten dhe shpirtin me muzikë, letërsi, art, etj. Qe top lista e top ngjarjeve nga Prishtina e Gjilani e deri n’Tironë. Këtu është linku i plotë i Monday Marks.
Shkurti po nis me një javë që e mban mirë balancin mes muzikës serioze, skenës alternative, kujtesës kolektive dhe nevojës m’u çliru pak prej përditshmënisë të ftoftë, të mjegullaft dimnore.
Java hapet me një mbramje klasike nga Filharmonia e Kosovës, që sjell Brahmsin në Sallën e Kuqe; Jazzi vazhdon me Prishtina Jazz Cats në Defy Them; Teatri vjen me premierën e “Kabare 1999” nga Zana Hoxha në Gjilan.
Për ata që duan librin dhe historinë, java sjell promovimin e librit për Ali Pashë Tepelenën nga Luan Tashi në librarinë Dukagjini; Ndërkohë, për ata që duan me qenë pjesë aktive e jo veç spektatorë, punëtoria Craft & Eat, Paint & Sip te e.d.h.e premton një të shtunë me art, ushqim, pije dhe pak terapi kreative.
Mbramjet vazhdojnë me muzikë për me kcy: Gipsy Groove në The White Tree e “No Couples Party” në Servis Fantazia ofron muzikë, muhabet dhe mundësi njohjeje romantike pa presion. Kujtesa dhe hapësina kthehen në fokus edhe me publikimin dhe ekspozitën e librit “Metal clouds float quietly” në Grand Hotel, që e trajton trashëgiminë industriale të Kosovës përmes rrëfimeve njerëzore. Lista mbyllet pak ma larg, në Tiranë, me DJ Padre – një fenomen kulturor më vete – që kombinon muzikën sakrale me elektronikë në një performancë që, dashte s’dashte, ta zgjon kureshtjen.
Si gjithmonë, kjo osht ftesë me dëgju, me pa, me lexu, me marrë pjesë e me kcy. E m’u përqafu!