Interi rrezikon një gjobë shumë të rëndë pas një incidenti serioz që ndodhi gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Serie A ndaj Cremoneses, ku portieri Emil Audero u godit nga një mjet piroteknik që shpërtheu pranë tij.
Ngjarja ndodhi në minutën e 50-të në stadiumin “Giovanni Zini”, në një moment kur Audero ishte i vetmi lojtar brenda zonës së penalltisë.
Mjeti piroteknik u hodh nga sektori ku ndodheshin tifozët mysafirë të Interit dhe shpërtheu me një zhurmë të fortë menjëherë pranë portierit.
Audero u trondit dukshëm nga incidenti, por pas disa minutash trajtimi mjekësor arriti të vazhdonte lojën. Në këmbën e tij u vu re një prerje e vogël dhe shenja djegieje nga shpërthimi.
Lojtarët e Interit, së bashku me trajnerin Cristian Chivu, iu drejtuan tribunës për të paralajmëruar tifozët që të mos hidhnin më objekte në fushë.
Situata mund të kishte pasoja shumë më të rënda, por portieri vazhdoi ndeshjen, teksa Interi po kryesonte 2-0 në atë moment. Golat për Nerazzurrët në pjesën e parë ishin shënuar nga Lautaro Martinez dhe Piotr Zielinski.
Si pasojë e këtij incidenti, Interi pritet të ndëshkohet të paktën me një gjobë të majme, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e kufizimeve për praninë e tifozëve në ndeshjet jashtë fushe./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...