Reali fiton në frymën e fundit, i falet golit të Mbappes nga penalltia - Gazeta Express
string(69) "reali-fiton-ne-frymen-e-fundit-i-falet-golit-te-mbappes-nga-penalltia"

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 16:08

Reali fiton në frymën e fundit, i falet golit të Mbappes nga penalltia

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 16:08

Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë në përballjen me rivalin lokal, Rayo Vallecanon.

Në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit spanjoll, Reali mezi fitoi në sekondat e fundit të ndeshjes, me ndeshjen e luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Të besuarit e Alvaro Arbeloas fituan 2-1, me golin e shënuar nga Kylian Mbappe në fund të ndeshjes.

Reali doli i pari në epërsi, me golin e shënuar nga Vinicius Jr në minutën e 15-të të ndeshjes.

“Los Blancos” ishin më të mirë në pjesën e parë, mirëpo bënë paraqitje jo të mirë në pjesën e dytë.

Pas katër minutavë ne pjesën e dytë, Rayo e gjeti golin e barazimit, me anë të Jorge de Frutos.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak, pasi Pathe Ciss u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.

Megjithatë, në minutën e 98-të, Reali e fitoi një penallti, pas një ndërhyrje të Nobel Mendy në Brahim Diaz.

Penalltinë e konkretizoi i përhershmi, Kylian Mbappe, i cili i dha fitoren Realit në sekondat e fundit të ndeshjes, për të vazhduar ndjekjen ndaj Barcelonës, që kryeson La Ligan.

“Blaugranasit” janë të parët me 55 pikë, derisa me këtë fitore, Reali iu afrua në vetëm një pikë, me 54 sosh.

Deri në fund të ndeshjes, Rayo mbeti edhe pa një lojtar, me Pep Chavarrian që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement