Ademola Lookman është shumë pranë të bëhet lojtar i ri i Atlético Madridit, me marrëveshjen që tashmë është “all done”, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Klubi madrilen ka arritur akord me Atalantan për transferimin e sulmuesit nigerian në vlerë totale 40 milionë euro.
Marrëveshja përfshin 35 milionë euro pagesë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa vendimi final erdhi pas zgjedhjes së vetë lojtarit për t’iu bashkuar Atlético Madridit, duke refuzuar ofertën e Fenerbahçes mbrëmjen e kaluar.
Lookman ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me “Colchoneros”, teksa klubi tashmë po planifikon udhëtimin dhe kontrollet mjekësore, hapi i fundit para zyrtarizimit të transferimit.
Sulmuesi nigerian pritet të sjellë shpejtësi, kreativitet dhe efikasitet në repartin ofensiv të skuadrës së Diego Simeones.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...