Zyrtare: Maignan rinovon me Milanin deri në vitin 2031 - Gazeta Express
string(53) "zyrtare-maignan-rinovon-me-milanin-deri-ne-vitin-2031"

Futboll

Gazeta Express

31/01/2026 18:49

Zyrtare: Maignan rinovon me Milanin deri në vitin 2031

Futboll

Gazeta Express

31/01/2026 18:49

AC Milan ka marrë një lajm shumë të mirë për të ardhmen, pasi portieri titullar Mike Maignan ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me klubin kuqezi.

Marrëveshja e re është e vlefshme për katër vitet e ardhshme, me opsion rinovimi edhe për një vit shtesë, duke e mbajtur francezin në “San Siro” deri në vitin 2031.

Ky rinovim vjen në një moment kyç për Milanin, pasi kontrata e mëparshme e Maignan do të skadonte në qershor të vitit 2026, çka kishte hapur spekulime për interesim nga klube të mëdha evropiane. Me këtë marrëveshje, drejtuesit e klubit kanë siguruar vazhdimësinë e një prej shtyllave kryesore të skuadrës.

Që nga ardhja e tij te Milani, Maignan është shndërruar në një nga portierët më të mirë në Serie A dhe në Evropë, duke pasur rol vendimtar në sukseset e ekipit, përfshirë edhe fitimin e titullit kampion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement