Thomas Lovell Beddoes (30 qershor 1803 – 26 janar 1849), ka qenë poet, dramaturg dhe mjek anglez
SHITJA E ËNDRRAVE
i – Nëse do të kishte ëndrra për të shitur./ Çfarë do të blije?/ Disa kushtojnë sa një rënie kambane morti;/ Disa një psherëtimë sa një e lehtë,/ Që shkund nga kurora e njomë e Jetës/ Vetëm një gjethe trëndafili./ Po të kishte ëndrra për të shitur,/ Të hareshme dhe të trishta për t’i rrëfyer,/ dhe një kasnec t’i binte kambanës,/ çfarë do të blije?// ii. Një vilë të vetmuar dhe heshtur,/ Me pjergulla të ulëta,/ Hijore, trishtimet e mia për t’i fashitur,/ Derisa të vdes./ Një perlë të tillë nga korona e njomë e jetës/ Me qejf do të doja ta shkundja./ Po të kishte ëndrra sipas dëshirës,/ Kjo do ta shëronte më së miri sëmundjen time,/ Këtë do ta blija.// iii. Por kishte ëndrra për të shitur/ Dhe ke blerë ato të këqijat;/ Jeta është ëndërr, thonë ata,/ Të zgjohesh, për të vdekur./ Të ëndërrosh një ëndërr për ta çmuar,/ Është të duash të ngrihen fantazmat;/ Dhe po të kisha zë/ Të thërrisja të varrosurin mirë/ Cilin do të doja?// iv. Nëse ka fantazma për të zgjuar,/ Cilën do ta thërras,/ Nga mjegullnaja e terrtë e ferrit,/ Nga manteli i kaltër i qiellit?/ Zgjoje birin tim të dashur të humbur qëmoti/ Që të më marrë në gëzimin e tij. –/ Nuk ka fantazma për të zgjuar;/ Asnjë udhë nuk çon tej vdekjes;/ E kotë është thirrja. v. Nuk e di ti se nuk ka fantazma për të lutur?/ Ti nuk ke dashuri./ Po rren përndryshe, siç do të bëj edhe unë,/ Dhe merr frymë për herë të fundit./ Pra nga kurora e njomë e jetës/ Bie poshtë si një gjethe trëndafili. / Kështu fantazmat të vijnë rrotull;/ Kështu të gjitha ëndrrat bëhen të vërteta,/ Përgjithmonë!
(Përkthim i lirë)
Dream-Pedlary
i. If there were dreams to sell./ What would you buy?/ Some cost a passing bell;/ Some a light sigh,/ That shakes from Life’s fresh crown/ Only a rose-leaf down./ If there were dreams to sell,/ Merry and sad to tell,/ And the crier rung the bell,/ What would you buy?// ii. A cottage lone and still,/ With bowers nigh,/ Shadowy, my woes to still,/ Until I die./ Such pearl from Life’s fresh crown/ Fain would I shake me down./ Were dreams to have at will,/ This would best heal my ill,/ This would I buy.// iii. But there were dreams to sell/ Ill didst thou buy;/ Life is a dream, they tell,/ Waking, to die./ Dreaming a dream to prize,/ Is wishing ghosts to rise;/ And, if I had the spell/ To call the buried well/ Which one would I?// iv. If there are ghosts to raise,/ What shall I call,/ Out of hell’s murky haze,/ Heaven’s blue pall?/ Raise my loved long-lost boy/ To lead me to his joy. –/ There are no ghosts to raise;/ Out of death lead no ways;/ Vain is the call.// v. Know’st thou not ghosts to sue?/ No love thou hast./ Else lie, as I will do,/ And breathe thy last./ So out of Life’s fresh crown/
Fall like a rose-leaf down./ Thus are the ghosts to woo;/ Thus are all dreams made true,/ Ever to last!
***
Shitja e ëndrrave nga poeti anglez, i lindur në Bristol, Thomas Lovell Beddoes, 1803-1849, është një prej poezive më të përfshira nëpër antologji dhe me gjasë më e përsosura nga poezitë e tij lirike. Ka një muzikë që ngrihet menjëherë nga faqja dhe, sado që vë në pikëpyetje rregullat e parashikuara nga rrokjezimi, rima, skema dhe forma, këto paqëndrueshmëri të vogla në të vërtetë kontribuojnë në efektshmërinë e saj.
Vargu i parë, për shembull, ka mundësi të ndryshme ritmike: funksionon mirë nëse rrokjezohet në dy daktilë të dyfishtë (“If there were dreams to sell”), por po ashtu qëndron edhe si tremetërsh jambik: (“If there were dreams to sell”), ose ndoshta në mënyrën më të këndshme, një kombinim: “If there were dreams to sell”. Njohja e këtij fleksibiliteti është në dobi të leximit të vargjeve të para vijuese – vargut të parë të strofës së dytë, për shembull, që është bukur më efektiv me lëvizjen më të ngadaltë të tre jambeve: “A cottage lone and still.”
Ka një ndryshim të mëtejmë, në të poezia duket sikur nis me një pyetje personale, bukur tekanjoze, drejtuar lexuesit (“If there were dreams to sell / What would you buy?”: kjo pandehmë e intimitetit sigurisht na ndih të përfshihemi në të. Por në strofën e dytë, folësi i përgjigjet pyetjes së vet dhe ne nisim të ndiejmë kthimin përbrenda të mendimeve të tij, të mbajtura deri në strofën e fundit, kur “you” dhe “I” e folësit prapë ndahen, ose duket se ndodh ashtu.
Përkitazi me skemën e rimës dhe formën e strofës, strofa e parë shquhet për atë se ka 10 vargje, me vargun e parë dhe të dytë të pandryshueshme dhe një grup të vogël të trefishtash që marrin rimën ‘A’: “sell / tell / bell”. Ky kallëp trepalësh nuk përdoret më në strofat vijuese nëntëvargëshe. Përsëritja mbetet e rëndësishme, megjithatë: është e dëgjueshme ngado, në tri kohët e përsëritshme, rimat “crown / down”, për shembull, dhe në modelin më të madh të pyetjes dhe përgjigjes.
Argumenti nis të mbizotërojë: ka pasur “dreams to sell”, por, i thotë folësi vetvetes në strofën e tretë, “ill didst thou buy”. Pyetja më urgjente ka të bëjë me çështjen e “ghosts to raise” – interesim që la lindur nga praktika e Beddoes-it si në poezi ashtu edhe në mjekësi. Magjepsja e tij pas gotikes në shkrimet poetike dhe dramatike, Death’s Jest Book në veçanti, vjen nga studimet mjekësore dhe hulumtimi serioz i mbijetesës shpirtërore pas vdekjes. Konkludimi i tij se nuk ka dëshmi, nuk e pengon argumentimin poetik të vdekshmërisë.
Kërkimi i Beddoesit për “a dream to prize” përqendrohet te çështja se cilën fantazmë do ta “raise”. Ai iu referohet atyre të “buried well”, ndajfolja sugjeron se mund të ketë një thellësi psikologjike e dëshirueshme për varrosjen efektive. Një mundësi e zhurmshme e re shfaqet: nëse “life is a dream”, të vdesësh mund të jetë të zgjohesh në një rrafsh tjetër realiteti.
Ëndrra e fantazmës e strofës së katërt, ”the loved long-lost boy”, mendohet të jetë studenti rus i mjekësisë, Benjamin Bernhard Reich, me të cilin Beddoes kishte jetuar një vit kur ai vetë ishte duke studiuar mjekësinë në Göttingen. Kompleksiteti i ndjesisë së poetit të tëhuajësimit ka arritur një dimension të ri nga një pranim në rritje i homoskesualitetit. Ishte pjesë integrale e spektrumit të rebelimit të tij kreativ dhe politik dhe mënyrës së tij të jetesës. Në Evropën kontinentale, ai kryesisht ishte endacak, njeri thelbësisht i pashtëpi. Në poezi, ëndrra e hershme e banimit të qëndrueshëm që do të mund “best heal my ill” ka pathos të veçantë.
Ëndërr-shitja, meqë ndërmjetëson integrimin teknik dhe atë imagjinativ, tregon Beddosin që gjen vendin e tij si një lloj poeti i vonë romantik. Në të njëjtën kohë ka edhe një vetëdije vetëparodizuese ndaj veprës: tropet romantike ngrehin pyetje ironike, metaforat delikate fitojnë peshë mishore. Ëndrra e strofës së parë (vargu pesë dhe gjashtë) që kushton vetëm “a light sigh” më tepër se sa kambana e mortit, rishihet në strofën e pestë, ku “rose-leaf” dhe “Life’s fresh crown” rishfaqen, të balancuara në një mënyrë tjetër. Gjethet e trëndafilit bien më rëndshëm: qartësia më e madhe se “crown” është fakti i vdekjes dhe interferenca optimistike mund të jetë vetëm paradoksale, ndoshta si shaka e pastër: “Thus are the ghosts to woo; / Thus are all dreams made true, / Ever to last!”
/The Guardian
/Përkhtimi Gazeta Express