RMV-ja renditet në vendin e 114-të, sipas fuqisë ushtarake - Gazeta Express
string(57) "rmv-ja-renditet-ne-vendin-e-114-te-sipas-fuqise-ushtarake"

Maqedoni

Gazeta Express

30/01/2026 12:44

RMV-ja renditet në vendin e 114-të, sipas fuqisë ushtarake

Maqedoni

Gazeta Express

30/01/2026 12:44

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet ushtarake të 145 shteteve nga e gjithë bota.

Renditja bazohet në mbi 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e forcave ushtarake, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, gjendjen financiare si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet.

Sipas GFP-së Maqedonia e Veriut renditet e 114 sipas fuqisë (indeksi i fuqisë ushtarake konsiderohet 2.4956).

Nga vendet e rajonit Shqipëria renditet në vendin e 77, Greqia-30, Bullgaria-62, Serbia-63, Kroacia-73, Kosova-138, Mali i Zi-128.

Advertisement
Advertisement
Advertisement