A është gjuha jote për seksin ende në hap me kohën, apo fjalët që përdor të nxjerrin zbuluar moshën? Një sondazh i ri tregon se shumë shprehje dikur popullore tani konsiderohen krejtësisht të vjetruara – sidomos për brezin Z.
Sipas një studimi nga Perspectus Global, shprehja britanike “how’s your father” kryeson listën e termave të dalë nga përdorimi: 80% e Gen Z thonë se nuk e kanë përdorur kurrë. Pas saj vijnë “hanky-panky”, që ngatërron 67% të të rinjve, dhe “nookie”, e panjohur për gati gjysmën e tyre.
Në kontrast të plotë, zhargoni i preferuar i Gen Z për seksin sot është fjala “smash”, sipas 75% të të anketuarve. Pasojnë “Netflix and chill” (65%), “hook up” (60%), “get with” (59%) dhe “do the deed” (47%).
“Gjuha ndryshon shumë shpejt dhe kjo shihet qartë te termat për seksin,” shpjegon Harriet Scott, themeluese dhe CEO e Perspectus Global. “Historikisht, këto terma janë mbështetur te eufemizmat dhe metaforat, sepse të flasësh drejtpërdrejt për seksin ka qenë tabu.”
Breza të ndryshëm, gjuhë të ndryshme
Sondazhi përfshiu 2,800 britanikë të moshave të ndryshme dhe nxori në pah ndarje të forta gjeneratash. Shprehja “how’s your father”, e lindur në fillim të shekullit XX, u cilësua si më e vjetruara nga Gen Z. Pas saj renditen “a knee trembler”, “slap and tickle” dhe, çuditërisht, edhe “making love”, që 71% e të rinjve thonë se nuk do ta përdornin.

Scott shton se edhe më herët, në periudhat viktoriane dhe edvardiane, përdoroheshin shprehje si “a tiff” apo “playing at St George”, të cilat sot tingëllojnë po aq të huaja.
“Dikur më humorist, sot më i ashpër”
Shtatë në dhjetë persona mbi 50 vjeç besojnë se zhargoni i seksit dikur ishte më i lehtë dhe më humoristik, ndërsa 82% mendojnë se termat e rinj të Gen Z tingëllojnë më të drejtpërdrejtë dhe më të ashpër.
Ndërkohë, ekspertët e gjuhës vërejnë se disa zhargone të vjetra po rikthehen në përdorim, sidomos ato rajonale, falë rrjeteve sociale. Sipas aplikacionit Preply, fjalë si “lass”, “owt” dhe “scran” po përhapen sërish në bisedat e përditshme.
Mesazhi është i qartë: gjuha ndryshon vazhdimisht – dhe nëse ende përdor “hanky-panky”, ka shumë gjasa që mosha jote po flet para teje. /GazetaExpress/