Flori Epiriani, që 23 vite është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe njëherit themelues i Sindikatës së Pavarur të Policisë, thotë se gjatë karrierës së tij ka aplikuar 159 herë për avancim, por ende është në vendin e punës aty ku ka filluar, shkruan Gazeta KOHA.
Avancimi i kuadrove shqiptarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është shumë i vështirë. Një pjesë e madhe e pjesëtarëve të policisë edhe pse kanë mbi 15 ose 20 vite përvojë, megjithatë të njëjtit akoma shërbejnë si polic pa u avancuar asnjëherë. Një pjesë e madhe e këtyre kuadrove i plotësojnë kushtet dhe kriteret të përcaktuara me ligj, por avancimi gjithmonë ka qenë në duart dhe vullnetin e politikës. Ndërkaq, mosavancimi i kuadrove shqiptarë së fundmi është arsyetuar se ka mungesë të kuadrove për vende të caktuara. Kjo deklaratë është bërë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Deklarata në fjalë shkaktoi reagime të mëdha në opinion, pasi që shumë kuadro shqiptarë me fakte treguan se janë anashkaluar gjatë avancimeve edhe pse i plotësojnë kushtet.
Flori Epiriani, që 23 vite është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe njëherit themelues i Sindikatës së Pavarur të Policisë, thotë se gjatë karrierës së tij ka aplikuar 159 herë për avancim, por ende është në vendin e punës aty ku ka filluar.
“Unë e demantoj zëvendësministrin, Astrit Iseni, se nuk qëndron konstatimi se nuk ka mjaftueshëm kuadro për avancime. Kjo mund të thuhej para 25 vitesh, por pas vitit 2001, punëtorë aktiv ka mjaftueshëm, mirëpo kuadro eprorë menaxhues nuk ka mjaftueshëm. Pra, konstatimi i tij nuk mban se 25 vite përvojë pune, trajnime, shkollime dhe tash jemi në vitin 2026 dhe ka mjaftueshëm kuadro dhe kjo vërtetohet nëse vizitohen stacionet policore në vend. Në cilësinë e themeluesit të sindikatës së policisë, shpreh shqetësimin e shumë kolegëve, të cilët janë në situatë si unë, sepse edhe pse jam trajnues i certifikuar, me fakultet juridik, sërish jam në të njëjtin vend si 23 vite më parë”, deklaroi Flori Epiriani, përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
Sipas tij, meritokracia nuk funksionon, sepse kuadrot që meritojnë të marrin përgjegjësi më të larta anashkalohen për shkaqe politike dhe shkaqe tjera.
tag_katrorimaqedoni_2