Tifozi i Juventusit që shkaktoi “kaos” brenda avionit pa dashje - Gazeta Express
string(61) "tifozi-i-juventusit-qe-shkaktoi-kaos-brenda-avionit-pa-dashje"

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 20:00

Tifozi i Juventusit që shkaktoi “kaos” brenda avionit pa dashje

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 20:00

Një tifoz i Juventusit shkakton kaos në një avion duke brohoritur brenda tij.

Të shtunën e kaluar u zhvillua ndeshja Cagliari – Juventus, një takim që “juventinët” e humbën pavarësisht një paraqitjeje shumë të mirë, dhe disa tifozë bardhezinj morën fluturimin Romë – Cagliari për të mbështetur Juven.

Gjatë fluturimit, tifozët nisën të këndonin këngë të Juventusit, çka bëri që njëri prej tyre, pa dashje, të aktivizonte sistemin e emergjencës për maskat e oksigjenit.

Si pasojë, maskat e oksigjenit u hapën në avion dhe situata u bë disi kaotike.

Stjuardesat arritën më pas të qetësonin pasagjerët dhe t’u shpjegonin se çfarë kishte ndodhur, raporton “One Football”.

Sapo zbritën nga avioni, Polaria (policia ajrore e Cagliarit) po e priste tifozin për ta informuar mbi dëmet e shkaktuara dhe ai ishte denoncuar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement