Qëndrim Dautaj i jep fund karrierës si futbollist, do të vazhdojë si trajner - Gazeta Express
string(75) "qendrim-dautaj-i-jep-fund-karrieres-si-futbollist-do-te-vazhdoje-si-trajner"

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 18:20

Qëndrim Dautaj i jep fund karrierës si futbollist, do të vazhdojë si trajner

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 18:20

Qëndrim Dautaj ka konfirmuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dautaj ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollit aktiv.

Karrierën e tij, ish-mesfushori e kishte nisur te Deçani, teksa kishte shëtitur në disa klube të mëdha në futbollin e Kosovës, si Llapi, Gjilani, Flamurtari e Besa.

Më 2008, Dautaj kishte debutuar në Superligën e Kosovës me Besën.

Së fundmi, Dautaj ishte pjesë e Besa Peja në Ligën e Parë të Kosovës.

Megjithatë, 25-vjeçari ka bërë me dije se do të vazhdojë kontributin në futboll si trajner.

Me anë të postimit të tij, Dautaj i ka falënderuar të gjithë që e kishin mbështetur gjatë rrugëtimit të tij si futbollist./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement