Kampioni botëror i boksit, Oleksandr Usyk stërvitet me klubin ku luajnë dy lojtarë nga Kosova - Gazeta Express
string(92) "kampioni-boteror-i-boksit-oleksandr-usyk-stervitet-me-klubin-ku-luajne-dy-lojtare-nga-kosova"

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 18:18

Kampioni botëror i boksit, Oleksandr Usyk stërvitet me klubin ku luajnë dy lojtarë nga Kosova

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 18:18

Kampioni i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, ukrainasi Oleksandr Usyk ka zhvilluar këtë të hënë një stërvitje të zakonshme me klubin ukrainas, Polissya.

Usyk është stërvitur gjatë ditës së sotme me klubin ukrainas të futbollit, për herë të parë këtë vit.

Polissya – pjesë e të cilit janë edhe dyshja kosovare Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi – është dukë bërë përgatitjet për vazhdimin e sezonit në Marbella të Spanjës.

Usyk kishte një bashkëbisedim me lojtarët dhe drejtuesit e klubit, para se të dilte në fushë dhe të stërvitej me pjesëtarët e ekipit.

Boksieri ukrainas stërvitje me klubin kishte bërë edhe më parë, më 2022 dhe 2023, derisa kishte luajtur edhe me një ndeshje miqësore./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement