Ish-lojtari i Llapit rikthehet te Cluji në Rumani - Gazeta Express
string(49) "ish-lojtari-i-llapit-rikthehet-te-cluji-ne-rumani"

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 17:11

Ish-lojtari i Llapit rikthehet te Cluji në Rumani

Futboll

Gazeta Express

26/01/2026 17:11

Rion Zejnullahu është rikthyer në Rumani te Cluji, pas një aventure të kaluar në Superligën e Kosovës te Llapi.

22-vjeçari është zyrtarizuar sot te klubi rumun, me Clujin që i ka uruar mirëseardhje në rikthimin e tij.

Zejnullahu i ishte bashkuar Llapit në gusht të vitit 2025, pasi ishte pa klub për pothuajse një vit, pas largimit nga Cluji.

Mesfushori, i cili ka vlerë prej 50 mijë eurosh në “Transfermarkt” karrierën e kishte nisur në Zvicër tek akademia e Rappit, për të kaluar tek akademia e Luzernit dhe Schaffhausenit, nga ku u transferua në Rumani, për herë të parë.

Te Cluji, Zejnullahu do ta gjejë bashkëkombasin e tij, Meriton Korenicën./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement