Juventus, e cila ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen për transferimin e sulmuesit maroken En-Nesyri, dëshiron që lojtari të jetë plotësisht i informuar për kalimin te klubi torinez.
Megjithatë, sulmuesi po merr kohën e tij dhe ende nuk ka pranuar ofertën e Juventusit. Bianconerët kanë vendosur një afat deri të hënën, pas së cilës nuk do të presin më.
Në lojë mbetet edhe opsioni Sevilla, ndërsa En-Nesyri po shqyrton të gjitha mundësitë para se të marrë një vendim për të ardhmen e tij. /GazetaExpress