Krizë pa fund: Peja pëson humbjen e pestë radhazi ndaj KB Borës - Gazeta Express
string(62) "krize-pa-fund-peja-peson-humbjen-e-peste-radhazi-ndaj-kb-bores"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 21:44

Krizë pa fund: Peja pëson humbjen e pestë radhazi ndaj KB Borës

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 21:44

GO+Peja po vazhdon krizën e thellë të rezultateve në Superligën e Kosovës në basketboll, duke regjistruar humbjen e pestë radhazi.

Skuadra pejane u mposht të shtunën mbrëma nga Bora me rezultat bindës 88:68, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në kuadër të xhiros së 17-të.

Bora e dominoi takimin që në pjesën e parë, duke fituar dy çerekët e parë 26:17 dhe 25:14, për të shkuar në pushim me një epërsi prej 19 pikësh.

Peja reagoi lehtë në periodën e tretë, por pa arritur ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, ndërsa Bora e menaxhoi epërsinë deri në fund.

Shaquan Jules me 20 pikë dhe Amin Hot me një paraqitje të kompletuar ishin më të dalluarit te Bora, ndërsa te Peja spikati Cesare Edwards me 20 pikë. Me këtë fitore, Bora regjistroi suksesin e katërt radhazi, ndërsa Peja mbetet në rënie të lirë në kampionat. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement