Trajneri i ri i Chelseat flet për yllin e harruar, Mykhaylo Mudryk - Gazeta Express
string(65) "trajneri-i-ri-i-chelseat-flet-per-yllin-e-harruar-mykhaylo-mudryk"

Futboll

Gazeta Express

24/01/2026 9:01

Trajneri i ri i Chelseat flet për yllin e harruar, Mykhaylo Mudryk

Futboll

Gazeta Express

24/01/2026 9:01

Liam Rosenior ende nuk ka folur me yllin e përjashtuar të Chelseat, Mykhailo Mudryk.

Anësori ukrainas nuk lejohet as të stërvitet me “Blutë”, pasi është pezulluar përkohësisht pas dështimit në një test antidoping.

Trajneri i ri Rosenior nuk ka arritur ende të bisedojë me Mudryk – i cili u akuzua nga FA-ja në qershor, gjashtë muaj pasi nisi pezullimi i tij i përkohshëm.

Rosenior tha: “Patjetër që është diçka që dua ta bëj – por ka shumë gjëra që dua të bëj dhe nuk kam mundur ende.

Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ka kaluar një periudhë të vështirë dhe kur të vijë momenti i duhur, patjetër që do të kem një bisedë me të.”

Jeta dhe karriera e Mudryk mbeten në pezullim, teksa ai dhe Chelsea presin vendimin në çështjen e FA-së.

Nëse 25-vjeçari shpallet fajtor për marrjen me vetëdije të substancës së ndaluar Meldonium, ai mund të dënohet me përjashtim nga futbolli për katër vite.

Mudryk u transferua nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje prej 88 milionë paundësh në janar 2023, por nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024.

Mudryk e theu heshtjen më herët këtë muaj, në një deklaratë që u pa si një sinjal se çështja e tij mund të zgjidhet së shpejti.

Anësori shkroi në Instagram: “Gëzuar Vitin e Ri të gjithë tifozëve të mi.

Desha vetëm t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj.

I shoh të gjitha mesazhet tuaja dhe i vlerësoj sinqerisht, ndaj ju lutem mos hiqni dorë nga unë, ashtu siç nuk heq dorë unë nga vetja.

Mezi pres t’ju shoh së shpejti.”/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement