Si do të ndryshojë skema e Juventusit me transferimin e En Nesyrit? - Gazeta Express
string(66) "si-do-te-ndryshoje-skema-e-juventusit-me-transferimin-e-en-nesyrit"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2026 16:40

Si do të ndryshojë skema e Juventusit me transferimin e En Nesyrit?

Futboll

Gazeta Express

23/01/2026 16:40

Juventusi po i afrohet një marrëveshjeje për sulmuesin e Fenerbahçes, Youssef En-Nesyri, por si synon Luciano Spalletti ta përdorë përfaqësuesin e Marokut dhe si ndikon ardhja e tij në rolin e Jonathan David në skemën e bardhezinjve?

Sipas raportimeve të mbrëmjes së së enjtes, Juventusi ka arritur një marrëveshje me Fenerbahçen për një huazim fillestar prej 5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje prej 22 milionë eurosh të tjera, përfshirë bonuset.

Juventusi është ende në pritje të miratimit përfundimtar nga vetë lojtari, por po bëhet gjithnjë e më i sigurt se marrëveshja do të mbyllet pas bisedimeve ballë për ballë me drejtorin sportiv Marco Ottolini të premten. Ardhja e pritshme e En-Nesyrit do t’i japë Spallettit një repart të plotë sulmuesish qendrorë.

“Zonja e Vjetër” tashmë ka në përbërje Jonathan David, Dusan Vlahovic, Lois Openda dhe Arkadiusz Milik.
Problemi është se Vlahovic është jashtë për shkak të një dëmtimi afatgjatë, Milik ka luajtur shumë pak futboll gjatë dy viteve të fundit, ndërsa David dhe Openda nuk ofrojnë profilin “tradicional” të një numri 9 që Spalletti dëshiron.

Ajo që pritet t’i sjellë En-Nesyri Juventsit është finalizimi klinik brenda zonës, si edhe forca në lojën ajrore, elemente që bardhezinjtë aktualisht nuk i kanë në arsenalin e tyre.

Ngjashëm me Vlahovicin e dëmtuar, En-Nesyri është gjithashtu i aftë të mbajë topin dhe të lidhë lojën, cilësi që shihen më rrallë te David dhe Openda.

Megjithatë, afrimi i En-Nesyrit nuk do të thotë domosdoshmërisht fundi i ditëve të David në formacionin e Juventusit.

Përfaqësuesi i Kanadasë është i aftë të luajë në disa role, përfshirë atë të sulmuesit të dytë, gjë që i jep Spallettit një tjetër opsion taktik nëse tundohet të provojë një skemë me dy sulmues.

David mund të luajë gjithashtu përkrah Kenan Yildiz, pas En-Nesyrit, në skemën 3-4-2-1 që Spalletti e ka përdorur shpesh që nga marrja e drejtimit në fund të tetorit. Ai mund të përdoret pas En-Nesyri-t edhe në skemën 4-2-3-1, të cilën Spalletti e ka aplikuar së fundmi.

(3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; David, Yildiz; En-Nesyri.

(4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram; McKennie, David/Miretti, Yildiz; En-Nesyri./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement