Ndeshje e fortë, por Prishtina siguron Top 4 në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(62) "ndeshje-e-forte-por-prishtina-siguron-top-4-ne-kupen-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 20:52

Ndeshje e fortë, por Prishtina siguron Top 4 në Kupën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 20:52

Në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll, KB Vëllaznimi arriti një fitore të fortë si mysafir ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar me 74-69.

Megjithatë, avantazhi i marrë nga Prishtina në ndeshjen e parë bëri që Vëllaznimi të mos mund të kualifikohej më tej.

Sigal Prishtina siguroi kështu vendin e saj në gjysmëfinale, duke vazhduar rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa Vëllaznimi mbyll pjesëmarrjen me një performancë dinjitoze dhe shumë mesazhe pozitive për pjesën tjetër të sezonit.

Ndeshja tregoi rivalitet të fortë dhe emocion deri në sekondat e fundit, por ishte Prishtina që arriti të kalonte tutje falë rezultatit të përgjithshëm. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement