Roma po ndërton stadiumin e ëndrrave: Investimi tejkalon një miliard euro (Pamje) - Gazeta Express
string(78) "roma-po-nderton-stadiumin-e-endrrave-investimi-tejkalon-nje-miliard-euro-pamje"

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 7:16

Roma po ndërton stadiumin e ëndrrave: Investimi tejkalon një miliard euro (Pamje)

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 7:16

Roma ia dorëzoi projektin për stadiumin e ri në Pietralata autoriteteve të qytetit më 21 dhjetor të vitit të kaluar, dhe plani në shifra parashikon një kapacitet prej 60,605 vendesh (duke përfshirë 3,237 për tifozët mysafirë), 37 muaj për ndërtim dhe një nevojë totale financiare prej 1.3773 miliardë eurosh.

Plani përfshin gjithashtu dy parqe, tre ura të reja dhe disa zona parkimi, me një vlerësim se të ardhurat totale indirekte do të kalojnë 3.3 miliardë euro, shkruan Il Messaggero.

Projekti parashikon 2,280 vende parkimi për makinat në zonën e stadiumit, parkim shtesë pranë stadiumit dhe 2,897 vende parkimi për transferimin në transportin publik.

Sipas planit ekonomik dhe financiar të konfirmuar, kostot ndahen sipas zërave:

stadium 633 milionë euro,

dy parqe 27 milionë,

tre stacione biçikletash dhe skuterësh 773 mijë euro,

parkime të ndryshme pothuajse 50 milionë,

tre ura për këmbësorë dhe biçikleta pothuajse 12 milionë,

rregullimi i stacionit të metrosë Quintiliani mbi 2 milionë euro.

Vetë projekti i paraqitur ka kushtuar tashmë më shumë se 26 milionë euro, ndërsa projekti i zbatimit do të kushtojë 25.5 milionë.

Kur përfshihen taksat, kontributet, kostot teknike dhe të paparashikuara, shuma totale arrin në pothuajse 1.048 miliardë euro, me një TVSH shtesë prej 204.5 milionë eurosh.

Financimi është planifikuar përmes një kredie bankare prej 600 milionë eurosh gjatë periudhës së ndërtimit (2027–2030), financim special për të mbuluar TVSH-në prej 205.3 milionë eurosh dhe kapitalit aksionar të pronarëve ose partnerëve të ardhshëm në shumën prej 572.1 milionë eurosh.

Parashikimet e të ardhurave fillojnë nga viti 2031, kur pritet të hapet stadiumi: 153.6 milionë euro në vitin e parë, 156 milionë në vitin pasardhës dhe duke u rritur në 165 milionë euro në vitin 2035.

Advertisement
Advertisement
Advertisement