Në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Stadium, ku Juventusi triumfoi 2-0 ndaj skuadrës së Jose Mourinhos me golat e Khephren Thuram dhe Weston McKennie, kamerat kapën një moment të rrallë mes trajnerit dhe sulmuesit.
Në minutat kur Louis Opendan po përgatitej të futej në fushë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, duket se i jep një shuplakë simbolike sulmuesit, në një mënyrë që u përshkrua si “baba ndaj djalit të tij”. Momenti u komentua nga mediat si një shenjë motivimi dhe jo agresioni, ndërsa vetë Opendan qeshi menjëherë pas goditjes.
Pas këtij momenti, Spalletti vijoi me instruksionet taktike për sulmuesin dhe skuadrën, duke siguruar përqendrimin maksimal për pjesën e mbetur të ndeshjes.
Ky episod u bë një nga momentet më të komentuar të ndeshjes, duke treguar marrëdhënien e veçantë mes trajnerit dhe lojtarëve të tij, ndërsa Juventus mbeti triumfues në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve. /GazetaExpress
FINALLLLLLLLL DE JOGOOOOOOOOOOO
— Central da juventus (@Juvenewsbr) January 21, 2026
VITORIA DA JUVENTUS EM CIMA DOS CAÇADORES DE OURO. CHUPAAAAAAAAAA 🤣🤣
FORZA SPALLETTI 🫡
FORZA JUVEEEEEE pic.twitter.com/viy12m06Wr