Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj - Gazeta Express
string(81) "bajrami-kerkon-doreheqjen-e-parevokueshme-te-abdixhikut-te-njejtin-qendrim-e-mbaj"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 15:59

Bajrami kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut: Të njëjtin qëndrim e mbaj

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 15:59

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se e mban qëndrimin e njëjtë për dorëheqjen e kreut të partisë, Lumir Abdixhikut.

Bajrami, e cila dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë para disa ditësh, e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“E kam dhënë qëndrimin, të njëjtin qëndrim e mbaj”, tha ajo shkurt për gazetarët para mbledhjes së Kryesisë.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.

Bajrami ishte nga ata që kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement